Kushtet e Përdorimit

1. Hyrje

Faqja e internetit itdev.al është një faqe e krijuar dhe e operuar nga kompania me emrin IT DEV Albania, me adresë elektronike kontakti info@itdev.al & linjë telefonike shërbimi +355 69 477 4515.

Kushtet dhe rregullat e mëposhtme do të zbatohen për përdorimin e faqes së internetit me markën tregtare IT DEV Albania e cila ndodhet në adresën elektronike itdev.al.

Çdo përdorues që hyn dhe përdor faqen e internetit (në vijim i referuar si vizitor dhe/ose përdorues) konsiderohet se pranon dhe pajtohet pa rezerva me kushtet e formuluara këtu, pa asnjë përjashtim. Nëse një përdorues nuk pajtohet me këto kushte, atëherë duhet të përmbahet nga vizita, përdorimi i faqes, si dhe nga çdo transaksion ose përdorim i shërbimeve të faqes.

2. Shërbimet e Ofruara

Faqja e internetit ofron informacion rreth shërbimeve të IT DEV Albania, të cilat përfshijnë:

  • SEO
  • Local SEO
  • AI Visibility
  • Reklama Google Ads
  • Reklama Meta
  • Email Marketing
  • Ndërtim Faqesh Interneti
  • Ndërtim E-Shop
  • Zhvillim Aplikacionesh
  • Hosting Faqesh Interneti
  • Menaxhim i Rrjeteve Sociale
  • Content Marketing

Kompania mund të shtojë, heqë ose modifikojë shërbime pa njoftim paraprak.

3. Kërkesat e Mbështetjes & Komunikimi Telefonik

IT DEV Albania ofron mbështetje teknike nëpërmjet dy kanaleve, në varësi të llojit të bashkëpunimit:

Mbështetje nëpërmjet Email (për të gjithë klientët)

Çdo klient mund të paraqesë kërkesë mbështetjeje ekskluzivisht nëpërmjet email në adresën support@itdev.al. Çdo kërkesë (ticket) regjistrohet, prioritizohet dhe i përgjigjet brenda orarit të punës.

Komunikim Telefonik (vetëm për mbajtësit e paketës mujore të mbështetjes)

Mbështetja telefonike është e disponueshme ekskluzivisht për klientët që kanë aktive një paketë mujore mbështetjeje faqesh interneti. Klientët pa paketë aktive luten të komunikojnë nëpërmjet email.

Shikoni listat e çmimeve të paketave: Paketa Mbështetjeje Faqesh Interneti →

4. Pagesat & Tarifimet

Të gjitha shërbimet faturohen në bazë të kushteve të rëna dakord të bashkëpunimit. Mënyrat e disponueshme të pagesës (transfertë bankare, Revolut Business, Viva Wallet) përshkruhen në detaje në faqen Mënyrat e Pagesës.

Mospagesa në kohë mund të çojë në pezullimin ose ndërprerjen e shërbimit.

5. Pronësia Intelektuale

I gjithë përmbajtja e faqes (tekste, imazhe, grafika, kod, logotype) përbën pronësi intelektuale të IT DEV Albania ose palëve të treta që kanë dhënë liçencë përdorimi.

Ndalohet çdo kopjim, riprodhim ose përdorim pa leje paraprake me shkrim.

6. Kufizimi i Përgjegjësisë

IT DEV Albania bën çdo përpjekje për saktësinë e informacionit, pa garantuar plotësi absolute ose mungesë gabimesh teknike.

Nuk garanton:

  • Plotësi
  • Saktësi
  • Disponueshmëri
  • Mungesë gabimesh teknike

Kompania nuk mban përgjegjësi për:

  • Dëme të drejtpërdrejta ose të tërthorta
  • Humbje të dhënash
  • Humbje fitimesh
  • Vonesa ose gabime të shërbimeve të palëve të treta (p.sh. Google, Meta, hosting providers)

7. Lidhje të Jashtme

Faqja e internetit mund të përfshijë lidhje drejt faqeve të palëve të treta. IT DEV Albania nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose politikën e privatësisë së këtyre shërbimeve të treta.

8. Mbrojtja e të Dhënave Personale

Përpunimi i të dhënave personale rregullohet nga Politika e Privatësisë e IT DEV Albania, në përputhje me GDPR dhe legjislacionin shqiptar.

9. Ligji i Zbatueshëm

Kushtet rregullohen nga ligji shqiptar.

Kompetente për çdo mosmarrëveshje janë Gjykatat e Tiranës.

10. Pranimi i Kushteve

Përdorimi i faqes së internetit nënkupton pranimin e plotë dhe pa rezerva të këtyre Kushteve të Përdorimit.

IT DEV Albania rezervon të drejtën të modifikojë kushtet në çdo kohë pa njoftim. Vazhdimi i përdorimit të faqes pas ndryshimeve nënkupton pranimin e kushteve të reja.

Rekomandojmë që përdoruesit të lexojnë periodikisht këtë faqe për t'u njoftuar për ndryshime të mundshme në Kushtet e Përdorimit.