Reklama Google Ads

Zhvillojmë fushata Google që shfaqin biznesin tuaj pikërisht kur dikush kërkon atë që ju ofroni.

Çfarë është Google Ads?

Google Ads është platforma reklamuese e Google. Reklamat tuaja shfaqen kur dikush kërkon fjalë kyçe specifike ose navigon në faqe të lidhura.

Në IT DEV ngremë, monitorojmë dhe optimizojmë fushatat tuaja. Qëllimi: trafik cilësor, më shumë kontakte dhe ROI më të mirë, me raporte që i kuptoni.

Çfarë fitoni me Google Ads?

Me fushata të ngritura siç duhet, zakonisht:

  • Paraqitje e menjëhershme në kërkimet që ju interesojnë
  • Trafik i synuar, jo klikime të rastësishme
  • Rezultate të matshme: klikime, kontakte, shitje
  • Kontroll buxheti dhe ndalim kur nuk jep rezultate
  • Testim i shpejtë mesazhesh dhe landing pages
  • Kombinim me SEO për rritje afatgjatë

Çfarë përfshin?

Nga ngritja deri te optimizimi, marrim përsipër:

Kërkimi i fjalëve kyçe

Gjejmë kërkimet që sjellin interes real dhe ia vlejnë buxhetit tuaj.

Krijimi i reklamave

Shkruajmë reklama me mesazh të qartë dhe thirrje për veprim që çojnë në kontakt ose blerje.

Landing pages

Optimizojmë faqet e destinacionit në mënyrë që vizitorët të kthehen në klientë.

Paraqitje e synuar

Rregullojmë targeting-un, gjeografinë, pajisjet dhe oraret për efikasitet maksimal.

Bidding & buxhet

Menaxhojmë ofertat dhe buxhetin për kosto më të mirë për rezultat.

A/B testing

Provojmë reklama dhe faqe të ndryshme për të gjetur çfarë funksionon më mirë.

Raporte

Ju tregojmë qartë çfarë shpenzuat, çfarë morët dhe çfarë propozojmë.

Përmirësim i vazhdueshëm

Monitorojmë përditë dhe përmirësojmë fushatat për ROI më të mirë.

Keni pyetje?