Optimizim për Motorët e Kërkimit (SEO)

Ndihmojmë biznesin tuaj të shfaqet lart në Google kur dikush kërkon atë që ju ofroni.

Çfarë është SEO (Search Engine Optimization)?

Me fjalë të thjeshta, SEO është gjithçka që bëjmë për të shfaqur faqen tuaj të internetit ose eshop-in lart në rezultatet e Google, kur dikush kërkon diçka të lidhur me atë që ju shisni.

Në IT DEV e marrim faqen tuaj nga fillimi: e kontrollojmë, hartojmë planin, bëjmë ndryshimet dhe çdo muaj ju tregojmë çfarë ndodhi dhe çfarë shohim përpara. Kështu e dini gjithmonë çfarë paguani dhe çfarë merrni mbrapsht.

Çfarë fitoni me SEO?

Kur shfaqeni në pozicionet e para, klientët ju gjejnë para konkurrencës. Zakonisht kjo do të thotë:

  • Më shumë klientë që ju gjejnë vetë në Google
  • Më pak para në reklama afatgjata
  • Më shumë telefonata, mesazhe dhe porosi nga faqja
  • Më shumë besim kur shfaqeni lart në rezultate
  • Faqja juaj punon për ju 24 orë në ditë
  • E dini saktësisht çfarë arrini çdo muaj

Si fillojmë?

Para se të bëjmë gjë, hedhim një vështrim të mirë në faqen tuaj dhe në atë që bëjnë konkurrentët tuaj. Kështu shohim çfarë nuk shkon, çfarë mungon dhe nga ku mund të fillojmë:

Kërkimi i fjalëve kyçe

Gjejmë çfarë kërkojnë klientët tuaj në Google dhe cilat kërkime sjellin interes real.

SEO Teknik

Rregullojmë çështjet teknike: shpejtësia, celulari, gabimet dhe gjithçka që pengon Google të ju lexojë.

On-page SEO

Rregullojmë titujt, tekstet dhe strukturën e faqes në mënyrë që çdo faqe t'u flasë siç duhet motorëve të kërkimit.

Off-page SEO

Ndërtojmë marrëdhënie dhe referenca nga faqe të tjera, në mënyrë që Google të besojë më shumë faqen tuaj.

Local SEO

Ju shfaqim në harta dhe në kërkimet lokale, kur klientët kërkojnë pranë tyre.

SEO & Digital PR

Ju ndihmojmë të shfaqeni në artikuj, faqe dhe përmendje që forcojnë besimin tek brandi juaj.

Optimizim i përmbajtjes

Shkruajmë ose përmirësojmë tekste që i përgjigjen asaj që pyet përdoruesi dhe e drejtojnë të kontaktojë me ju.

Auditime & raporte SEO

Çdo muaj shikoni çfarë ndodhi, çfarë ndryshoi dhe çfarë propozojmë për muajin e ardhshëm. Pa mistere.

Keni pyetje?