Conversion Rate Optimization (CRO)

Sillni vizitorë në faqen tuaj, por pak blejnë ose kontaktojnë? CRO gjen pse dhe e rregullon, në mënyrë që çdo vizitë të vlejë më shumë.

Çfarë është CRO?

Conversion Rate Optimization (CRO) do të thotë thjesht: bëjmë faqen tuaj të konvertojë më shumë vizitorë në klientë. Jo me më shumë reklama, por duke përmirësuar atë që tashmë keni: faqen, mesazhet, rrjedhën e blerjes.

Imagjinoni 1.000 vizita në muaj dhe 10 porosi. Nëse përmirësojmë conversion rate nga 1% në 2%, merrni 20 porosi me të njëjtin numër vizitorësh. Kjo është CRO.

Në IT DEV fillojmë me të dhëna: shohim ku ngecin përdoruesit, çfarë i ngatërron dhe çfarë i dekurajon. Pastaj propozojmë ndryshime, i provojmë dhe masim nëse funksionojnë.

Çfarë fitoni me CRO?

Kur përmirësoni konvertimet, nuk keni gjithmonë nevojë për më shumë reklamë. Zakonisht shihni:

  • Më shumë shitje ose kontakte me të njëjtin numër vizitorësh
  • Kosto më e ulët e fitimit të klientit në reklamat tuaja
  • ROI më i mirë nga Google Ads, Meta Ads dhe SEO
  • Më pak që braktisin shportën ose formularin
  • Mesazhe më të qarta që çojnë në veprim
  • Vendime të bazuara në të dhëna, jo në përshtypje

Çfarë përfshin?

Nga kontrolli deri te përmirësimi, marrim përsipër:

CRO Audit

Kontrollojmë faqen tuaj nga këndvështrimi i vizitorit: çfarë ngatërron, çfarë vonon, çfarë mungon për të përfunduar një blerje ose kontakt.

Analizë sjelljes

Shohim ku klikojnë, ku ndalojnë dhe ku largohen, me heatmaps, recordings dhe të dhëna nga Analytics.

Landing pages

Përmirësojmë faqet ku çojnë reklamat ose SEO, në mënyrë që mesazhi të përputhet me atë që kërkon vizitori.

Formularë & checkout

Thjeshtojmë hapat e kontaktit dhe blerjes. Më pak fusha, butona më të qartë, më pak braktisje.

Tekste & mesazhe

Rishkruajmë headlines, CTA-të dhe përshkrimet në mënyrë që të thonë qartë çfarë fiton vizitori dhe çfarë duhet të bëjë.

UX & mobile

Rregullojmë çështje pamjeje dhe përdorshmërie, veçanërisht në celular, ku ndodh pjesa më e madhe e vizitave.

A/B testing

Provojmë dy variante (p.sh. buton ose titull të ndryshëm) dhe mbajmë atë që sjell më shumë konvertime.

Raporte & përmirësim

Ju tregojmë conversion rate, braktisjet dhe ROI me numra të thjeshtë, dhe vazhdojmë të përmirësojmë.

Keni pyetje?