Reklama ChatGPT

Sjellim biznesin tuaj përpara kur dikush pyet ChatGPT-në për shërbim ose produkt si i juaji.

Çfarë është ChatGPT Ads?

ChatGPT Ads është formati reklamues i OpenAI. Reklamat shfaqen në bllok të veçantë sponsored, zakonisht poshtë përgjigjes normale, kur pyetja tregon që përdoruesi kërkon të blejë ose të krahasojë.

Në IT DEV ngremë dhe zhvillojmë fushata përmes kanaleve të disponueshme (partners / Ads Solutions), me mesazhe të qarta, matje rezultatesh dhe optimizim. Qëllimi: t'ju shohin në momentin që ka rëndësi, pa ngatërruar paid me paraqitjen organike në tekstin e përgjigjes.

Çfarë fitoni me ChatGPT Ads?

Me strategji të drejtë, zakonisht:

  • Prani atje ku klientët pyesin me gjuhë natyrale, jo vetëm me fjalë kyçe
  • Paraqitje e synuar në pyetje me qëllim tregtar
  • Plotësim i SEO dhe GEO, jo zëvendësim
  • Rezultate të matshme dhe raporte të qarta
  • Testim i shpejtë mesazhesh dhe ofertash
  • Përgatitje për agentic commerce dhe AI touchpoints të reja

Çfarë përfshin?

Nga ngritja deri te optimizimi, marrim përsipër:

Intent & strategji

Përcaktojmë cilat pyetje dhe skenare ia vlejnë buxhetit dhe si i flasim audiencës tuaj.

Tekste reklamuese

Shkruajmë mesazhe sponsored që i përshtaten tonit të ChatGPT-së dhe çojnë në veprim.

Landing pages

Optimizojmë faqet e destinacionit në mënyrë që kliku nga AI chat të konvertohet.

Lidhje me GEO

Harmonizojmë reklamat me dukshmërinë organike AI, brandin dhe përmbajtjen që modeli e beson.

Tracking & pixel

Rregullojmë matjen (aty ku disponohet) për konvertime dhe vendime më të mira bidding.

Buxhet & bidding

Menaxhojmë shpenzimet dhe ofertat për kosto më të mirë për rezultat.

Raporte

Ju shpjegojmë çfarë shpenzuat, çfarë solli interes dhe çfarë ndryshojmë muajin e ardhshëm.

Përmirësim i vazhdueshëm

Monitorojmë fushatat dhe informohemi me ndryshimet e platformës.

Keni pyetje?